Kompania
Kompania Dekor Italiy përmes nje procesi inovativ të vullkanizimit te kuarceve të gurit natyror dhe polisterolit me densitet të lartë EPS prodhon elemente dhe panele dekorative termoizoluese. Panele dekorative me efekt tulle, guri, betoni dhe druri. Gjithashtu marka “Doctor Brick” per panelet me efekt tulle eshte në pronësi të grupit Dekor Italiy sh.p.k.

IDETE
Nga eksperienca e tridhjetë vjeçare e fituar në kantieret e ndërtimit dhe nga njohuria e thellë e dinamikës së ndërtimit, restaurimin, rizhvillimin e shtëpive dhe analiza e kujdesshme e nevojave të klientëve gjithnjë e më të gatshëm për të kërkuar punë të shpejtë, të lirë por në të njëjtën kohë shumë mirë të përfunduar. Patem intuitën e futjes në treg të një gamë të produkteve të parafabrikuara të rindërtuara guri, praktike dhe të lehta, që i lejonin operatorët jo vetëm që të thjeshtonin realizimin e veprave arkitektonike edhe komplekse, duke reduktuar kohën dhe kostot e ekzekutimit, por duke riprodhuar në mënyrë të besueshme mjediset rustike origjinale si në ndërtesat historike.
STAFI TEKNIK
Një ekip dizajnerësh dhe arkitektësh janë vazhdimisht perkrahe klientëve tanë për të mbështetur dhe këshilluar më mirë, madje edhe me projektet artistike dhe projektet virtuale, nevojat e tyre për të optimizuar kostot e ekzekutimit të punimeve dhe për të siguruar realizimin më të mirë teknik dhe estetik.


PANELET DEKORATIVE
Prodhimet e Dekor Italy të njohura edhe si “sisteme të thata” më të përhapura në vendet anglosaksone dhe tani gjithnjë e më shumë të vlerësuara edhe në Itali, lejojnë të kryejnë punë pa përdorimin e ujit duke lejuar ekzekutimin e shpejtë, pastrimin në oborr, rezultate të shkëlqyera estetike dhe termo izoluese.
GAMA E PRODUKTEVE
Gama e gjerë e produkteve Dekor Italy, madje edhe me porosi, ju lejojne të riprodhoni në mënyrë praktike veprat arkitektonike më komplekse të pranishme në ndërtesat historike ku muret prej guri, tavanet me panele dekorative rikrijonin një peizazh të paimagjinueshëm në këto kohë.